Transmetuar më 03-08-2019, 14:49

Victoria dhe David Beckham ndodheshin prej ditës në Miami dhe u raportua disa ditë më parë, se kishin për qëllim të blinin një shtëpi të re.

Çifti i famshëm britanik, sapo ka blerë një shtëpi të re super luksoze. Shtëpia e tyre ka vlerën 36 milion paund, rreth 45 milion dollarë dhe në të mund të gjesh gjithçka që të duhet.

Ndërtesa është dizajnuar nga arkitekti me famë botërore, Zaha Hadid.

Ajo ka edhe një pishinë gjigante, spa, sallon bukurie dhe bar.

Gjithashtu në tarracën e ndërtesës është edhe një pistë për uljen e helikopterëve. Fëmijët e Vicktoria dhe David nodhen në SHBA, ndaj edhe ata kanë menduar që të blejnë një shtëpi, pavarësisht çmimit, ndoshta për të jetuar përtej Atlantikut.  a.m/noa.al/