Transmetuar më 03-08-2019, 15:31

Kreu i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu, ka mbajur thasë me miell në shtëpinë e tij në fshat,pak ditë pas marrjes së detyrës së re.

Bashkëshortja e tij, ka ndarë edhe foto nga puna e tij, duke thënë se “i ra bretku burrit t’shkretë”.

“Kur thua bukë e bërë në shtëpi, të gjithë fokusohemi tek aroma dehëse e bukës të sapo dalë nga furra, tek fotot ilustruese për Instagram dhe harrojmë apo nuk e mendojmë fare sesi u bë kjo bukë gati për konsum”, shprehet ajo.

“Disa proçese të rëndësishme mua mi mundësojnë duart e palodhura, zemra shërbëtore dhe e papërtuar e bashkeshortit tim, që është krenaria dhe frymëzimi im i përditshëm.”

“Të jetosh në fshat, do të thotë të punosh fshatçe. Toni ishte i fundit që “i ra bretku” për të sjellë miellin e bukës se grurit në tavolinë.”

Në fund bashkëshortja e Toni Gogut shton se, “I jam mirënjohëse për fqinjët tanë që dinë të mbjellin, ujisin, prashisin, korrin, bluajnë etj dhe me durim na mësojnë edhe ne çdo dite nga pak”, shprehet bashkëshortja e numrit një të Këhsillit Bashkiak të Tiranës, Edi Gogu. /a.m/noa.al/