Transmetuar më 03-08-2019, 21:51

Hapet zjarr në një qendër tregtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash ku një person ka hapur zjarr në një qendër tregtare, duke lënë të plagosur rreth 11 persona, ndersa thuhet se ka edhe të vdekur.

Policia në El Paso rrethuar zonën, ndersa nuk dihet ende gjendja e të plagosurve.

“Skena është ende aktive, Ju lutem qëndroni larg  asaj qendre dhe në hapësira të sigurta,” thuhet shkurt në komunikatën e policisë në Tëitter.

Në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale, shihen njerëz duke dalë prej qendrës me duar lart, ndërsa autori i krimit ende nuk dihet se ku ndodhet.

Nuk ka ende detaje nëse kemi të bëjmë me ndonjë sulm terrorist./a.k/noa.al/