Transmetuar më 04-08-2019, 14:54

Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund.” Ky ka qenë premtimi i Kryeministrit Edi Rama.

Aksioni ka nisur, ndërkohë sot ishte fokusuar në Pogradec e Velipojë, ku pati edhe masa konkrete ndaj zaptuesve të pronës publike.

“Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin e situatës, por nuk mjafton”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se “nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.’

“Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve”, theksoi Rama lidhur me masat që do të merren në të ardhmen, ndërkohë që e mbyll mesazhin e tij me këtë fjali:

Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund👎Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin e situatës, por nuk mjafton😴 Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti⚖️Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve🤮#ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes #DerinëFund dhe në çdo drejtim👊

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 4 août 2019

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes deri në fund dhe në çdo drejtim.” /a.m/noa.al/