Miliona karkaleca pushtojnë Las Vegasin
Transmetuar më 04-08-2019, 18:24

Miliona karkaleca kanë pushuar Las Vegasin, për disa ditë duke shkaktuar vështirësi edhe në kryerjen e aktiviteteve të përditëshme të qytetarëve.

Banorët thonë se nuk e shpjegojnë dot ardhjen e tyre në një numër kaq të lartë, ndërsa rrjetet e tyre sociale janë mbushur me këtë “shi” karkalecash.

Kjo nuk është hera e parë që karkalecat vijnë në këtë vend, por Jeff Knight, një entomolog i zonës, i tha CNN se kjo gjë ndodh kur ka një dimër ose pranverë shumë të lagësht.

Për shoferin e Lyft, Xhesika Palmore, ngarja është befasuese. "Kur i shoh ata, është sikur të jesh në një film.

Kurrë nuk kam parë asgjë si kjo kurrë. Unë e di se ata janë të padëmshëm, por ata më acarojnë duke i parë", – tha Palmore.

Loading...
Loading...