Njoftimi, ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Tiranës në datat 5 dhe 6 gusht
Transmetuar më 04-08-2019, 19:41

OSHEE njofton të gjithë abonentët e Tiranës për ndërprerje energjie në disa zona në datat 5 dhe 6 gusht.

Kjo sipas njoftimit të OSHEE do të ndodhë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, investim që pritet të rrisë cilësinë e furnizimit me energji në qytetin e Tiranës.

Ja ku do të ndodhë ndërprerja e energjisë elektrike:

5 gusht

09:00-15:00

Rruga “Mahmut Xhelili” pranë Hipotekës, rruga “Ali Demi”, zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Mine Peza”, rruga “Mine Peza”, rruga e Durrësit pranë ish- Kafe “Flora”.

6 gusht

09:00-15:00

Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Mine Peza”./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...