Transmetuar më 04-08-2019, 21:37

Ndërron jetë gazetarja dhe poetja shqiptare nga Kosova, Burbuqe Rushiti.

Rushiti ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin “NTV”.

Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi.

Ajo është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.