Transmetuar më 05-08-2019, 08:27

Së paku 19 persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Egjipt, si pasojë e atij që është etiketuar si aksident i shkaktuar një makinë, e cila ecte kundravajtje në rrugë, duke u përplasur me disa makina të tjera, deri kur në fund shpërtheu.

Ministria e Brendshme urdhëroi një hetim intensiv për sqarimin e situatës tragjike.

Makina e cila shkaktoi shpërthimin mbrëmjen e kësaj të diele, ecte kundtravajtje në zonën e al Maadi në Kajro, duke u përplasur furishëm me mjete të tjera.

Dyshohet për një atentat terrorist, teksa hetimet janë në vijim.

Aktualisht të plagosurit e aksidentit po trajtohen në spital, ku një pjesë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. /a.y/noa.al