Transmetuar më 05-08-2019, 08:42

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor, në një plazh në jug të California, SHBA.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë në Encintas, në veri të San Diego,

një zonë mjaft e frekuentuar nga serfistët, e cila në momentin e ngjarjes ishte e mbushur me njerëz.

Ndërkohë zjarrfikësit garantuan se shtëpitë që ndodhen pranë zonës në fjalë, janë jashtë rrezikut.

Njëri nga përgjegjësit e ekipeve të shpëtimit, Larry Giles, deklaroi se rrëshqitja e masivit shkëmbor, është erozion natyral i brigjeve. /a.y/noa.al