Fëmija 5 vjeç urinon në rroba, ndëshkimi i rreptë i babait në mes të pyllit
Transmetuar më 05-08-2019, 13:52

Djali 5 vjeç urinoi në rroba dhe babai, për ta ndëshkuar e braktisi në mes të pyllit.

32-vjeçari Gregory Allan Wilson, e braktisi të birin në mes të pyllit, në një zonë të quajtur San Pietro, në Minnesota, SHBA.

Vogëlushi, u gjet nga disa agjentë të policisë, teksa ecte përgjatë një rruge. Kur ata e pyetën se pse ndodhej vetëm në rrugë, ai iu tha se e kishin braktisur, pasi i kishin thënë se ishte shumë i keq.

Në atë moment nisën hetimet, duke rënë në gjurmët e 32-vjeçarit dhe partneres së tij, Lynda Michel, 43 vjeçe, të cilët pranuan se e kishin lënë djalin në pyll të mërkurën e kaluar, për ndëshkim.

Po ashtu ata thanë se ishin kthyer sërish për ta marrë aty ku e kishin lënë, por se nuk e gjetën më.

Në trupin e fëmijës kishte disa shenja, ku gjatë marrjes në pyetje babai, pranoi se e kishte qëlluar me pëllëmbë, pasi kishte urinuar në rroba, shkruan noa.al.

Tashmë burrë e grua u arrestuan, ndërkohë që vogëlushi iu besua shërbimeve sociale. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...