Transmetuar më 05-08-2019, 17:27

Të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me lëndë ushqyese dhe fibër, të cilat ndihmojnë për të luftuar inflamacionin kronik. Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni më shumë janë: brokoli, spinaqi, kërpudhat, manaferrat dhe mollët.

Çaj jeshil

Çaj jeshil është shndërruar në pije popullore, duke qenë se ka gjetur përdorim të vazhdueshëm nga të gjithë. Ndihmon në uljen e inflamacionit dhe redukton yndyrnat e tepërta në trup. Kjo pije në brendësi të saj përmban anti-inflamator natyral që ndihmon për të patur trup të rregullt.

Bajamet

Bajamet janë shumë të shëndetshme për zemrën. Konsumimi i tyre mban kolesterolin e trupit tuaj të qendrueshëm, si dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.

Omega 3 (peshku, salmoni)

Studimet kanë treguar se një dietë me përqindje të lartë të omega 3 – (acide yndyrore) dhe një përqindje të ulët të omega 6 ndikojnë në uljen e inflamacionit. Burimet ushqimore të omega 3 përfshijnë arra, peshk dhe salmon të egër.

Uji

Të kesh një trup të hidratuar është shumë e rëndësishme, pasi konsumimi i vazhdueshëm i ujit jo vëtëm që nxjerr jashtë toksinat, por ndihmon dhe në inflamacionin e trupit. Është e këshillueshme që në ditë të konsumohen të paktën 8 gota uji./b.l/noa.al/