Sulmet në SHBA, vrasësi i El Paso nuk pendohet. Trump-familjarëve: S’do ta harrojmë kurrë
Transmetuar më 05-08-2019, 18:40

Dy sulme të njëpasnjëshme tronditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke lënë pas 30 të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare një deklaratë të Shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, i cili tha se ai së bashku me zonjën e parë po dhe do qëndrojnë gjithmonë në krahë të familjeve të prekura.

Ai shton se dy sulmet vdekjeprurëse nuk do të harrohen kurrë.

“Zonja e parë dhe unë bashkohemi me të gjithë amerikanët në lutjet dhe pikëllimin për viktimat, familjet e tyre dhe të mbijetuarit. Ne do të jemi pranë tyre përgjithmonë.

Ne nuk do të harrojmë kurrë”-thuhet mes tjerash në fjalën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sulmet vdekjeprurëse me 30 viktima që terrorizuan  SHBA janë dënuar ashpër edhe  nga politika shqiptare.

Ndërkohë që vrasësi i El Paso, Patrick Crusius, është pyetur dhe nuk tregon asnjë pendim për masakrën, ku u vranë 20 njerëz, pjesa më e madhe qytetarë meksikanë dhe me origjinë hispanike.

21-vjeçari rrezikon tani dënimin me vdekje. Ndër të tjera drejtori i Fbi Chris Ëray ka urdhëruar një operacion në të gjithë territorin për të zhdukur në këtë mënyrë kërcënimet e reja për atentate pas masakrës së Texas dhe Ohio.

Ndër të tjera Meksika kërcënon për aksione ligjore kundër SHBA, pas tragjedisë së El Paso, duke akuzuar administratën Trump, që nuk ka mbrojtur qytetarët e vet, në atë që ministri i jashtëm Marcelo Ebrard e ka cilësuar ‘një sulm terrorist kundër meksikanëve të pafajshëm’.

Ebrard ka qartësuar që qeveria e tij po vlerëson mundësinë për të prezantuar në Shtetet e Bashkuara një denoncim për terrorizëm, duke kërkuar ekstradimin e autorit të masakrës.

Loading...
Loading...