Transmetuar më 05-08-2019, 23:10

Gazetari sportiv Dritan Shakohoxha ka folur mbi pushimin nga puna të Ilda Bejlerit, e njohur vitet e fundit si ikonë e programeve sportive të Digitalb.

Shakohoxha tha se vendimi për të ndërprerë marrëdhënien profesionale me Ildën nuk u prit mirë nga kjo e fundit.

Ai pohoi edhe se Ilda kishte pohuar se largimi i saj erdhi pas grindjeje mes tyre, por tha se në të vërtetë u hoq nga puna për të rinovuar stafin.

“Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën.

Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër.

Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm që mund të shihte opsion në një kanal tjetër.

E përjetoi me shumë emocion largimin nga Digjitalb po ne kemi qenë ato që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi prapë ne që do e ndërrojmë”, shprehet Dritan Shakohoxha.

"Unë nuk jam drejtor, jam brigadier. S’jam ai që jap komanda. Jam ai që punoj si gjithë të tjerët, bëj të njëjtat punë që i bëjnë të gjithë, bëj intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dytë tek stolat gjatë ndeshjes, ndaj punët”, ka përfunduar Dritan Shakohoxha.