Transmetuar më 06-08-2019, 00:10
Sporti i çiklizmit është në zi.
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur sot në xhiron e Polonisë.
22-vjeçari belg, Bjorg Lambrecht, i cili konsiderohej si nga të rinjtë premtues të çiklizmit, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë që pësoi në etapën e tretë të xhiros së Polonisë.
Lambrecht nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, pasi ishin shumë të rënda dhe ky ishte shkaku i vdekjes.
Lajmin dramatik e bëri publik sot skuadra e Bjorg Lotto-Soudal në Tëitter.