Prestigjozja britanike: Shqipëria mes 25 vendeve të botës për t’u vizituar edhe në vjeshtë
Transmetuar më 06-08-2019, 08:08

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë, duke publikuar një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri.

Në të publikohet një artikull i një media britanike për udhëtimet, ku Shqipëria rekomandohet mes vendeve për tu vizituar në shtator.

“Me renditjen e Shqipërisë me numrin 10 mes 25 vendeve të botës për të mos u humbur pa vizituar edhe në vjeshtë nga prestigjiozja britanike e udhëtimeve ‘Condé Nest Traveller’, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në artikull thuhet se në shtator temperatura mesatare në Shqipëri është 27 gradë, ndërsa i bëhet jehonë bujtinave dhe rivierës shqiptare.

Artikullin e plotë në gjuhën angleze, e gjeni këtu. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...