Transmetuar më 06-08-2019, 08:26

Motori i një avioni të ‘British Airways’ u përfshi nga flakët dhe tymi nisi që të mbushte gjithë kabinën, duke ngjallur tmerr mes pasagjerëve.

Kështu piloti u detyrua që të bëjë ulje emergjence në Valencia, Spanjë.

Fluturimi i ‘British Airways’, ishte nisur nga Londra, Angli drejt Spanjës.

Fatmirësisht ulja e emergjencës rezultoi e suksesshme, përveç frikës së pasagjerëve.

Menjëherë pas uljes së ndodhur këtë të hënë, pasagjerët u nxorën nga avioni nëpërmjet rrëshqitëseve të emergjencës, shkruan noa.al.

Lidhur me arsyet e përfshirjes së motorit të avionit nga zjarri, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al