Qyteti ku për të kërkuar lëmoshë, duhet licencë
Transmetuar më 06-08-2019, 12:52

Të paguash për të kërkuar lëmoshë! Është kjo “taksa” e re që ka futur administrata e Eskilstuna, qytet në perëndim të Stokholm, në Suedi, ku është e nevojshme që të kesh një licencë, për të kërkuar para në rrugë.

Autorizimi është i vlefshëm për tre muaj dhe kushton rreth 23 euro, i cili mund të merret nëpërmjet një formulari të plotësuar online ose duke u paraqitur personalisht në një rajon policie, me dokumentin e identitetit.

Në të kundërt, kush kapet duke lypur pa leje, rrezikon një gjobë deri në 375 euro.

Jimmy Jansson, këshilltar komunal socialdemokrat, deklaroi se ky rregull ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti, pas një viti betejash ligjore, shkruan noa.al.

“Le të shohim se ku do të na çojë kjo gjë”, tha Jansson për mediat lokale, duke shtuar se autorizimi duhet të ndihmojë të pastrehët dhe persona të tjerë në nevojë që të jenë në kontakt me shërbimet civile. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...