CR7 kampion në Instagram, ja sa fiton për çdo postim
Transmetuar më 06-08-2019, 14:35

Cristiano Ronaldo është sportisti që fiton më shumë se të gjithë për çdo postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Sulmuesi portugez i Juventusit arkëton për çdo postim 975 mijë dollarë.

CR7 mban vendin e tretë në renditjen e përgjithshme të njerëzve të famshëm që fitojnë më shumë nga Instagram, pas modeles Kylie Janer (1.266 milion dollarë) dhe këngëtarja Ariana Grande (996 mijë dollarë).

Mes sportistëve që arkëtojnë më shumë nga ky rrjet social janë edhe David Beckham apo Serena Williams.

Loading...
Loading...