Transmetuar më 06-08-2019, 14:38

Agjencia hapësinore NASA lajmëron se në 10 gusht një asteroid i madh sa grataçela Empire State Building në New York do të kalojë pranë Tokës.

NASA shpjegon se asteroidi ‘2006 QQ23’, ka një diametër prej 570 metra.

Ai do të kalojë rreth pesë milionë kilometra, larg nga planeti ynë.

Fatmirësisht, asteroidi nuk do të krijojë asnjë problem në Tokë, duke pasur parasysh distancën e rrugës së tij, shkruan noa.al.

Nga ana tjetër, NASA thotë se nëse një objekt hapësinor i këtyre përmasave duhet të hyjë në atmosferë, mund të shkatërrojë një rajon të tërë. /a.y/noa.al