Transmetuar më 07-08-2019, 08:10

I ka dhënë fund jetës 42-vjeçari Clauvino Da Silva, bosi i një grupi kriminal droge në Brazil, i cili fundjavën e lënë pas tentoi të arratisej nga një burg në Rio de Janeiro, duke u maskuar si e bija.

Policia lajmëroi këtë të martë se Da Silva, i cili ishte dënuar me 73 vite burg, u gjet i varur në qeli.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në atë të vetëvrasjes, në gjendje të rënduar psikologjike.

Gjatë së premtes së lënë pas duke përfituar nga vizita e së bijës në burg, 42-vjeçari mori veshje dhe maskën e silikonit të së bijës, të prodhuar identik si pamja e saj.

Por pavarësisht kamuflimit perfekt, ai u identifikua nga policia para se të kalonte kangjellat e fundit.

Aventura e pazakontë u bë, teksa synonte që ta linte vajzën brenda qelisë, deri sa ai të dilte nga burgu. /a.y/noa.al