Agjentët majë kalit arrestojnë një person me ngjyrë, e tërheqin me litar
Transmetuar më 07-08-2019, 09:18

Në Texas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 43-vjeçari Donald Neely, u arrestua për cenim të pronës private.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, nëse personi i ndaluar, një burrë me ngjyrë, nuk do të ishte lidhur me litar dhe do tërhiqej nga dy agjentë majë kalit.

Fotografia ka ngjallur indinjatë të thellë tek amerikanët, të cilët flasin për shkelje të të drejtave të njeriut.

Nuk është e qartë nëse ndaj policëve do të merren masa! Ngjarja në fjalë ndodhi në Galveston, të Texas, shkruan noa.al.

Shefi i policisë, Vernon Hale, u mundua të shpjegojë se dy agjentët, Brosch dhe Smith, nuk kishin synim të keq, duke garantuar se një episod i tillë nuk do të ndodhë më.

Mirëpo ndërkohë fotografia u përhap me shpejtësi në të gjithë SHBA, duke ngjallur reagime të forta. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...