Luan 5 numra në lotari dhe fiton një shtëpi gjysmë milionë euro, ka dy vite kohë për ta gjetur
Transmetuar më 07-08-2019, 10:26

Luan pesë numra në lotarinë ‘VinciCasa’ në Itali dhe tashmë mund ta ëndërrojë!

Në lotarinë e së shtunës, 3 gusht, në formulën e lojës familjare ‘Win for Life’ e grupit ‘Gruppo Sisal’, e vetmja e këtij lloji në tregun e lotarive, u fitua një shtëpi, e cila mund të zgjidhjet lirisht në të gjithë territorin italian.

Bëhet fjalë për një çmim prej 500 mijë euro, 200 mijë nga të cilat jepen para direkt dhe që fituesi mund ti përdorë si të dojë, pa asnjë pengesë.

Ndërkohë pjesa tjetër i dedikohet blerjes së një shtëpie në territorin italian.

Fituesi emri i të cilit nuk u bë i ditur, mund ta zgjedhë shtëpinë që dëshiron në të gjithë territorin italian, në qytet, buze liqenit apo në mes të natyrës, shkruan noa.al.

Pas marrjes së shumës së parë, fituesi ka dy vite kohë për të përdorur 300 mijë eurot, të cilat do të shkojnë enkas për të blerë shtëpi. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...