Transmetuar më 07-08-2019, 11:28

“Më kanë përdhunuar, ju lutem ejani shpejt. Nuk e di ku jam”. “Çfarë do të thotë? Si mendon se do të gjejmë?”, i’u përgjigj centralistja e 112, Alexandra Macesanu, 15-vjeçares së rrëmbyer dhe të vrarë në Rumani.

E mitura u rrëmbye, përdhunua dhe vra nga një mekanik 65-vjeçar, i cili e kishte marrë me makinë për një rrugë të shkurtër, por adoleshentja u gjet e vdekur më 24 korrik.

Biseda audio u publikua në kanalin në Youtube ‘Cristian Tudor Popescu tv’, teksa dëgjohet zëri i së miturës duke kërkuar ndihmë nga policia.

Ajo dëgjohet të thotë se, “Më çoi në Caracal, doli por po kthehet, mos e mbyll”, dëgjohet të thotë vajza në gjendje paniku, duke arritur të japë me vështirësi një adresë.

Ndërkohë centralistja i përgjigjet, “Do të vijnë pas pak minutash, por tani mbylle, pasi kemi telefonata të tjera në linjë që presin”.

Vajza u gjet 19 orë më vonë, e vrarë egërsisht nga rrëmbyesi i saj, shkruan noa.al. Rasti në fjalë bëri bujë dy javë më parë, duke tronditur opinionin publik. /a.y/noa.al