Transmetuar më 07-08-2019, 12:42

Me përhapjen në masë të smartphone, kanë lindur edhe pajisje të reja që vijnë në ndihmë.

Në ditët e sotme është e pamundur që të mos shikosh një person me celular në duar.

Kështu në ndihmë të karikimit të baterive, kanë lindur powerbank, të cilat janë bateri të lëvizshme që mund ti marrim kudo.

Por teknologjia ka shkuar më tej, duke krijuar kapelet me panel diellor, të cilat karikojnë  telefonat.

‘SOLSOL’, ky është emri i kapeles speciale, e cila nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin, duke qenë se nuk ka asnjë bateri, por një portë USB, me të cilën lidhet celulari për tu karikuar, shkruan noa.al.

Kapelja SOLSOL është e përputhshme me çdo lloj celulari, Android, iPhone, iPad dhe iPod dhe duke mos pasur bateri, është tejet e sigurtë. /a.y/noa.al