Transmetuar më 07-08-2019, 15:14

Gjatë verës tek fëmijët bëhen të zakonshme disa infeksione të lëkurës, të tilla si infeksionet kërpudhore apo edhe lythat.

Ekspertët e Ëaidid (Shoqata Botërore e Sëmundjeve Infektive dhe Çrregullimeve Imunologjike) kanë dhënë disa këshilla kundër baktereve dhe kërpudhave që mund të shkaktojnë infeksione të lëkurës tek fëmijët, më të shpeshta në mot të nxehtë.

Infeksionet kërpudhore

Infeksione të lëkurës tek fëmijët gjatë verës janë ato kërpudhore. Në verë, ngjitja është më e lehtë dhe përhapja madhe për shkak të klimës së nxehtë dhe të lagësht, dhe për shkak të frekuentimit të pishinave nga fëmijët apo vendeve të tjera të ngjashme. Infeksionet kërpudhore mund të përhapen në shumë zona të trupit, siç është lëkura e kokës ose në lëkurën pa qime. Ato kërkojnë trajtim me një ilaç antifungal.

Lythat

Lythat janë efekte karakteristike të infeksioneve virale dhe prekin 5-10% të fëmijëve. Gjithashtu në këtë rast ato janë më të përhapura gjatë verës në mesin e fëmijëve që frekuentojnë pishina publike ose dushe publike. Në 50% të rasteve ato zhduken spontanisht brenda dy viteve; mungesa e trajtimit, megjithatë, mund të shkaktojë përhapjen në vendet e tjera të trupit. Për këtë rekomandohet zakonisht aplikimi i acidit salicilik.