Transmetuar më 08-08-2019, 10:13

Një adoleshent u dënua me burgim të përjetshëm të premten që lamë pas, pasi mbyti motrën e tij, teksa ziheshin për passwordin që mundësonte lidhjen wifi.

Fajtori quhet Kevon Watkins, një 18-vjeçar nga Georgia, SHBA, i cili ishte 16 vjeç në shkurt të vitit 2018, kur dhe ndodhi ngjarja.

Bazuar në dëshmitë e mbledhura gjatë procesit, Kevon, kishte ndërruar password-in e wifi të shtëpisë, pasi pretendonte se lidhja e pjesëtarëve të tjerë të familjes, ngadalësonte lojërat e tij online me Xbox.

Kështu nëna vendosi që të hiqte fishën nga dhoma e djalit, dhe nga frika e reagimit të tij ndërhyri e motra Alexus Watkins, 19 vjeçe.

Në atë moment lindi një debat i ashpër dhe vëllai e shtrëngoi me duar duke e mbajtur për disa minuta, shkruan noa.al.

Alexus u dërgua atë mbrëmje në spital, ku u deklarua e vdekur nga asfiksia. /a.y/noa.al