Transmetuar më 08-08-2019, 11:11

Vritet në një atentat mafioz, Fabrizio Piscitelli lideri i tifozëve të Lacios, në Itali.

Ekzekutimi i viktimës, i cili njihej me pseudonimin “Diabolik”, u bë gjatë kësaj të mërkure.

Gjithçka ndodhi në lagjen Tuscolana, në Parco degli Acquedotti në Romë, jo shumë larg banesës së viktimës.

Policia italiane dyshon se atentati mafioz është bërë nga një grup shqiptarësh, teksa dyshohet se gjithçka ka ndodhur për larje hesapesh.

Kjo për shkak se Piscitelli njihej edhe si shpërndarës droge.  Një dëshmitar në vendin e ngjarjes deklaroi se “Diabolik” u qëllua në distancë të afërt nga një person, i cili u largua me vrap mes personave që ndodheshin në park.

Plumbi vdekjeprurës u qëllua mbas veshit të majtë, teksa lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al