Transmetuar më 08-08-2019, 18:51

James Rodriguez ëshë me një këmbë jashtë  Santiago Bernabeut dhe Napoli është një nga klubet e interesuar për blerjen e shërbimeve të tij.

Carlo Ancelotti ka punuar me James si te Real Madrid ashtu edhe te Bayern Munich më parë dhe ka dëshirë të ribashkohet me të edhe një herë në Itali me Napolin.

“A e kam detyruar presidentin? Jo vetëm kaq, unë madje e kërcënova”, tha Ancelotti për La Gazzetta dello Sport kur u pyet nëse ai do të bënte presion te klubit për të nënshkruar me kolumbianin.

“Natyrisht që po bëj shaka, por ne jemi duke vlerësuar një sërë situatash, për të cilat presidenti më ka folur . Por të gjithë duam ta përmirësojmë ekipin. Të gjithë duam të fitojmë”, ka thënë tekniku italian.