Transmetuar më 09-08-2019, 09:26

Ditë pushimesh, ndryshim rutine dhe më në fund relaks! Për disa është një ëndërr e vërtetë, ndërsa për të tjerë një makth. Po, pasi ka nga ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës dhe në vend që të shijojnë ditët e pushimit, përfundojnë në depresion.

Quhet Summer Sadness (Trishtimi i verës- Seasonal Affective Disorder) dhe njihet si një sëmundje e vërtetë. Simptomat janë pak a shumë të njëjta me depresionin e zakonshëm, trishtim, debulesë fizike dhe psikologjike, përgjumje, tension dhe ankth, vetëm se manifestohen si pasojë e ndryshimit klimatik dhe ambiental, i cili ndikon negativisht në humor.

Ishte Norman Rosenthal, profesor amerikan i psikiatrisë në Georgetown University School of Medicine të Washington, ai që e zbuloi këtë lloj çrregullimi.

“Flitet për summer-SAD, kur njerëzit deprimohen për shkak të ditëve që zgjaten dhe bëhen më të nxehta, ndërkohë që ndihen më mirë në dimër. Nuk njihen shkaqet, por ka disa hipoteza lidhur me origjinën e saj, si i nxehti i tepërt dhe drita e tepërt, të cilat stimulojnë një lloj melankolie, për shkak të ndryshimit të ritmit në raport me dimrin. Në të gjitha rastet, depresioni veror është më i rrezikshëm se ai dimëror, aq sa i bën më të shpeshta mendimet për vetëvrasje”, thotë Rosenthal.

Çfarë duhet bërë nëse vuani nga ky problem?

Shmangni të nxehtin– Më mirë mos u ekspozoni në orët e nxehta me diell dhe rrini në shtëpi, në ajër të kondicionuar. Kjo nuk do të thotë që duhet të izoloheni totalisht, por duhet të shmangni sa më shumë momentet e ditës, ku drita dhe i nxehti janë me tepri.

Luftoni pagjumësinë– Për të fjetur më mirë, mund të zgjidhet një çaj i cili stimulon gjumin. Dhje më tej për të shmangur dritën, mbyllini perdet ose grilat e dritareve.

Luftoni dembelizmin- Sforcohuni dhe programojeni ditën me aktivitete të shumta, pasi kjo gjë ju vjen në ndihmë. Është e rëndësishme që të përqendroheni në diçka që iu jep vërtet kënaqësi dhe që i’u ndihmon që të luftoni depresionin, shkruan noa.al.

Kërkoni ndihmë-Natyrisht nëse simptomat vijojnë që të manifestohen, duhet kërkuar ndihmë tek një ekspert. Nuk duhet të vijë turp, përkundrazi. Ndiqni një terapi specifike dhe në këtë mënyrë shmangni përsëritjen e problemit. /a.y/noa.al