Transmetuar më 09-08-2019, 10:36

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi me anë të së cilave bën me dije se është bllokuar një prej komplekseve më të njohur në Dhërmi.

“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane”, shkruan Rama.

Ai shton më tej se, “Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën”.

Rama thotë se me sa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin “Stop Informalitetit”.

Po ashtu Kryeministri është i prerë kur deklaron se “Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet me zero tolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”. /a.y/noa.al