Transmetuar më 09-08-2019, 20:56

Tirana nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës. Bardheblutë e kryeqytetit kanë bërë një tjetër goditje të madhe, duke zyrtarizuar transferimin e Kristi Vangjelit.

Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë dhe Skënderbeut ka firmosur kontratën që e lidh me Tiranën për një sezon, ndërsa do të vendoset nën urdhërat e trajnerit Ardian Mema në fillim të muajit të ardhshëm.

Vangjeli është një përforcim i rëndësishëm për 24 herë kampionët e futbollit në vend, që kërkojnë të kthehen sërish konkurrues në Superligë.