Transmetuar më 10-08-2019, 08:30

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Bjeshkët e Prevallës, nga edhe ka përshëndetur këtë mëngjes gjithë shqiptarët dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

I veshur sportiv, me atlete, Meta është ngjitur në ujëvarën e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m dhe prej andej ka uruar për një fundjavë të mbarë.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Nga kjo ujëvarë e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m, ju uroj të kaloni një fundjavë të mbarë e të gëzueshme me familjet dhe miqtë tuaj!”, shkruan Meta.