Masakra me 22 të vrarë në Teksas, rrëfehet autori i sulmit
Transmetuar më 10-08-2019, 09:36

Patrick Crusius, 21-vjeçari i cili akuzohet si autor i sulmit me armë në El Paso të Teksasit ka pranuar se ai është përgjegjës për ngjarjen e rëndë.

“Washintgon Post” shkruan se i riu kishte pranuar se shënjestra e tij e sulmit me armën AK-47 ishin emigrantët meksikanë.

Pak pas sulmit ai u ndalua nga policia, madje kishte pranuar se kishte gjuajtur me armë.

Crusiu pasi kreu sulmin në qendrën tregtare postoi në rrjetet sociale një shkrim ku shfaq idetë e tij raciste dhe se ishte kundër “pushtimit nga meksikanët”.

Kujtojmë se i riu ishte edhe një kundërshtar i politikës së Donald Trump.

Loading...
Loading...