Transmetuar më 10-08-2019, 10:31

Celuliti po bëhet problem edhe më i rëndë apo jo? Nuk je e vetmja. Masazhet e vazhdueshme në qendrat estetike për të luftuar celulitin nuk kanë më të njëtin interes për ty. Atëherë a ka ndonjë metodë më të thjeshtë që funksionon vërtet?

Kjo mënyrë e re, e zbuluar së fundi nga studimet, do të të japë rezultate për një kohë të gjatë. Ndaj, ndiq me kujdes këto hapa:

Nëse je afër apo i ke kaluar të 30-at, ji e vëmendshme: këto janë mënyrat që të ndihmojë për të larguar celulitin në një kohë shumë të shkurtër me rezultate të shpejta.

Një plan special anticeluliti, i kombinuar me një dietë me ushtrime, si dhe me disa ushqime të veҫanta, pas dy javësh nuk do të jesh më njëlloj.

Sa më shumë ujë

Rregulli i parë dhe shumë i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë për reduktimin e celulitit është të pish sa më shumë ujë. Nëse e bën rutinë pirjen deri në 3l ujë në ditë, celuliti do të reduktohet shumë shpejt. Por, mos harro! Nëse ujin e ke vështirë ta pish, shtrydh brenda 2-3 kokrra limon.

Masazh me një furҫë anticelulit ose me kafe

Hapi tjetër është nxitja e qarkullimit të gjakut zonat ku ke celulit. Kjo mund të bëhet fare thjesht me një furҫë speciale kundër celulitit ose edhe me kafe. Përdor furçën në zonat ku ke celulit, kofshët, barku, vithet dhe përpiqu ta bësh këtë në mëngjes dhe 3 herë në javë. Për një kohë shumë të shkurtër, rezultatet do të jenë fantastike. Kjo mënyrë do të eliminojë ndjeshëm yndyrën nga lëkura./b.l/noa.al/