Transmetuar më 10-08-2019, 13:57

Rozmarina është një bimë aromatike dhe rritet në klimat tropikale, të buta dhe mesdhetare. Përbëhet nga dhjetëra antioksidantë dhe është e fuqishme për trupin dhe mendjen.

Për një kujtesë të mirë– Rozmarina ka një histori të gjatë si bimë shëruese. Ajo përmirëson kujtesën, prandaj edhe në popull quhet bima e kujtesës. Rozmarina mund të qetësojë mendjen si dhe të garantojë një ndjesi rigjallërimi.

Është antioksidues- Rozmarina përmban antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë trupin. Për ata që nuk e dinë, kjo bimë ka acid rosmarinik, acid karnosolik dhe acid ursolik, të cilët janë antioksidantë të njohur me veti anti-kancerogjene.

Përmirëson shëndetin e trurit- Rozmarina rrit rrjedhjen e gjakut në kokë dhe stimulon sistemin nervor qendror. Përmban përbërës që parandalojnë degradimin e acetilkolinës, e cila është një neurotransmetues i rëndësishëm për të mbrojtur memorien dhe për të parandaluar sëmundje të tilla si Alzheimer.

Ndihmon nga lodhja dhe stresi i veshkave- Bima ka aftësinë për të luftuar lodhjen dhe stresin e veshkave pasi zbut hormonet. Në këtë rast, rozmarina, së bashku me barishtet si livandoja ka aftësinë e jashtëzakonshme për të ulur nivelet e kortizolit në trup.