Transmetuar më 10-08-2019, 16:12

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në twitter pas publikimit të reportazhit “Narcotica”, në televizionin RAI 3.

Rama në postimin e tij shkruan “se ajo që serviret sot nuk ka aspak lidhje me gazetarinë.

“S’kemi ç’bëjmë!E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje.

Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat,punët,veprat.vAto do të flasin,kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”, shkruan Rama.

Në reagimin e tij më parë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruante se e vërteta ishte krejt ndryshe nga ç’ka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian.