Reagimet nga Rama dhe Lleshaj, Vasili: Debilët e qeverisë gënjejnë dhe jo RAI 3
Transmetuar më 10-08-2019, 17:53

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt, në lidhje me akuzat që këta të fundit i kanë bërë televizionit italian, “Rai3”, pas dokumentarit “Narcotica”, ku theksohet se 1/3 e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Vasili shprehet se janë debilat e qeverisë ata që gënjejnë, dhe jo gazetarët e RAI 3!

Sipas Vasilit, "kjo qeveri dhe ky kryeministër janë të inkriminuar pa shpëtim me mafian dhe drogën dhe nuk ja hedhin dot me deklarata leshi".

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Debilat e qeverise genjejne, jo RAI 3!!

Po kaq debila jane keta te qeverise qe mendojne se shqiptaret nuk do besojne shefin e antimafias italiane dhe RAI 3, por do besojne keta ordineret e qeverise.

Sindikata e debilave ne qeveri me kryedebilin dhe ate tjetrin e ministrise se brendshme po japin edhe percaktime se cfare eshte dhe ben RAI 3.

RAI 3 eshte do te jete atje ku eshte prej dhjetra vjetesh,por keta debilat ku do te jene?

Se njerezit do te kene neveri te qeshin me ta edhe si debila.

RAI 3 nuk eshte zorre qorre e ketyre dhe thote te verteten, ndersa keta jane mesuar me ato media te cilave u hedhin kocka si qenve dhe ato lehin sic duan keta.

Po,po, kjo qeveri dhe ky kryeminister jane te inkriminuar pa shpetim me mafian dhe drogen dhe nuk ja hedhin dot me deklarata leshi.

Loading...
Loading...