Transmetuar më 10-08-2019, 21:20

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Kurban Bajramit, ditën e dielë, 11 gusht 2019, do të falet në orën 07:00 në Sheshin Skënderbej.

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

PROGRAMI I PLOTË I KURBAN BAJRAMIT 2019

06:30 – Hapja e programit, moderatori Dorian Demetja 06:35 – Lexim Kur’ani, Hafiz Enes Hyka 06:40- Fjala përshëndetëse, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu 06:45 – Ligjëratë, Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica 07:00 – Falja e Namazit 07:05 – Hytbeja, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu