Transmetuar më 11-08-2019, 08:40

Pak javë më parë këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi, u bë bionde.

Tashmë duket se iu ka ndjerë lezetin flokëve të reja, madje i është shtuar nuri.

Këtë të shtunë ajo ka qenë në dasmën e një të afërmi të saj, ku është fotografuar me çiftin.

Ndonëse ndryshe, Fifi duket mjaft këndshëm, aq sa komplimentet për të nuk kanë munguar.

Në fotogaleri mund të shihni më shumë nga pamja e re e këngëtares. /a.y/noa.al