Transmetuar më 11-08-2019, 09:41

Të shtëna me armë zjarri në një xhami në Baerum, qytezë pranë Oslos në Norvegji.

Policia deklaroi se për pasojë një person mbeti i plagosur, ndërkohë që i dyshuari u arrestua.

Të shtënat ndodhën rreth orës 17.00 të kësaj të shtune në al-Noor Islamic Center, në qytezën e Baerum, rreth 13 kilometër larg kryeqytetit norvegjez.

Pak orë më vonë policia gjeti në shtëpinë e agresorit, trupin e pajetë të një gruaje, e afërme e të dyshuarit, ku sipas policisë ishte ai që e vrau.

Zyrtari i policisë Rune Skyold, deklaroi se agresori është një i ri rreth 20 vjeç, dhe i plagosuri në xhami, është një anëtar i komunitetit islamik, 75 vjeç. /a.y/noa.al