Lirohet 1000 m2 plazh i zaptuar në Qerret dhe Spille, dy persona nën hetim
Transmetuar më 11-08-2019, 09:57

Në vijim të operacionit “Plazh i lirë”, u lirua 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, në zonën e Qerretit dhe Spillesë.

Po ashtu policia e Kavajës ka sekuestruar rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Nga ana e uniformave blu janë proceduar penalisht dy përfaqësues subjektesh konkretisht A.B., dhe E.H., për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.

Kjo pasi në Qerret dhe në Spille të dyshuarit kishin zënë hapësirën e plazhit me shezlongë, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kavajës ka përcjellë dokumentet në Prokurori edhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit “Plazh i Lirë” të zhvilluar në Golem, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...