Transmetuar më 11-08-2019, 11:28

Kryeministri E di Rama publikon një video me anë të së cilës thotë se në Porto Romano në Durrës është zbuluar depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë dhe aktivizohet masa ligjore.

“Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t’u përballur me zero tolerancë ndaj abuzuesve”, shkruan Rama.

Kjo pasi gjatë kontrollit të kryer ka rezultuar se ka pasur mangësi në deklarimin në depozitë me rreth 233 mijë litra benzinë.

Vlera e munguar nga kjo shkelje dhe penaliteti që iu vendos subjektit është rreth 41 milionë lekë. /a.y/noa.al

Hedh në treg karburant pa akcizë, gjobë 41 milionë lekë subjektit