Transmetuar më 11-08-2019, 11:57
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me pasoja në familje.

Një burrë ka goditur me sende të forta ish-bashkëshorten dhe djalin, duke bërë që të vihet në pranga.

Pas marrjes së njoftimit për një konflikt në familje, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia ka arrestuar në flagrancë 50-vjeçarin N. J., banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta ish- bashkëshorten dhe djalin por gjatë konfliktit është dëmtuar edhe vetë shtetasi N.J., si dhe daja i djalit pasi ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

Që të katër personat kanë marrë dëmtime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Dhunë në familje”. /a.y/noa.al