Transmetuar më 11-08-2019, 12:25

Zbulon se është shtatzënë dhe kërkon që të abortojë, por pak orë më vonë pasi bëri kërkesën i dha fund jetës.

23-vjeçarja Ilona Grant, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj të hënën që lamë pas, pak pasi kishte zbuluar se ishte shtatzënë. E reja kishte telefonuar të dashurin e dëshpëruar, duke i dhënë lajmin dhe duke e kërcënuar me veprimin ekstrem.

Kur policia mbërriti në banesën e së resë, e gjeti mes një pellgu gjaku, mes disa copave xhami. Mësohet se e reja kishte çrregullime psikologjike dhe kishte dy fëmijë të tjerë, të cilët i ishin marrë nga shërbimet sociale.

Kështu kur zbuloi se ishte katër javëshe shtatzënë, vendosi që të mos e çonte deri në fund shtatzëninë. Lajmi e tronditi aq shumë, sa që i dha fund jetës, shkruan noa.al.

Pasi Ilona e mori të dashurin në telefon, ai lajmëroi policinë dhe shërbimet sociale lidhur me synimet e së resë, por kur mbërritën në banesën e saj, 23-vjeçarja u gjet e pajetë. /a.y/noa.al