Transmetuar më 11-08-2019, 12:54

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, uron gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me të shoqin Salarjonin dhe vajzën e tyre.

“Gëzuar nga ne të 3”, shkruan Elisa.

Në foto, Elisa, Salarjoni dhe Nalta shihen të buzëqeshur, teksa duket të jenë me pushime.

Spiropali është treguar e rezervuar për familjen e saj por kur vjen puna për raste të veçanta, e ka publikuar ndonjë foto. /a.y/noa.al