Transmetuar më 11-08-2019, 13:42

Së paku 57 persona të cilët mundoheshin të mblidhnin karburant nga një autocisternë e dëmtuar pranë qytetit të Morogoro, në Tanzana, humbën jetën si pasojë e shpërthimit të mjetit.

Ndërkohë rreth 70 persona të tjerë mbetën të plagosur, krahas viktimave të karbonizuar.

Viktimat janë pjesa më e madhe motoçiklistë dhe shitës që punonin në rrugën ku ndodhi shpërthimi.

Autocisterna kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me disa pemë, ku në tentativë për trë rikuperuar karburantin, ndodhi edhe shpërthimi.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë. /a.y/noa.al