Plagoset me thikë një person në Kamëz, ndërhyrja e policisë ndalon të dyshuarin
Transmetuar më 11-08-2019, 14:07
Foto ilustruese

Efektivët e policisë Nr. 3 Tiranë thonë se kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy personave.

Shërbimet e policisë, pas njoftimit të marrë se një person kishte shkuar në një banesë në Kodër Kamëz dhe kishte plagosur rëndë me thikë të zotin e banesës menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Kështu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” 68-vjeçarin J. V., banues në Kodër Kamëz.

Shtetasi J.V., rreth orës 01.15 të mëngjesit kishte shkuar në banesën e shtetasit F.L., 56 vjeç, dhe pas një konflikti për motive të dobëta, e kishte plagosur me mjet prerës thikë.

I dëmtuari F.L., pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...