Transmetuar më 11-08-2019, 16:02

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga shtylla e tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur në Zerqan, ndërsa i plagosuri është transportuar me helikopter për në Tiranë.

Sipas informacioneve, 35-vjeçari kishte hipur në shtyllë për të rregulluar një tel, por ka rënë aksidentalisht.

Nuk ka ende detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurit./a.k/noa.al/