Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 15-vjeçari
Transmetuar më 11-08-2019, 17:35

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një adoleshenti ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Pidiç të Gjilanit, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ndërkaq me vdekjen e të miturit nga Gjilani, shkon në 3 numri i viktimave nga kontakti me energjinë elektrike këtë javë në Kosovë.

Kontakti me energjinë elektrike u mori jetën dy personave brenda dy ditësh në Kosovë.

Një person nga Suhareka vdiq të mërkurën, ndërkaq tjetri nga Peja të enjten u dërgua në spital, por as ai nuk mundi t’u bënte ballë plagëve të marra./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...