Transmetuar më 11-08-2019, 18:29

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.

Aksdenti ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:10.

Një këmbësore është përplasur për vdekje në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop.

Një automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekje 35- vjeçaren E.K.

Policia shoqëroi në komisariat shtetasin E.A., ndërsa grupi hetimor po punon për dkumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.